KFOR: Janë të pabaza deklaratat se po e ndalojmë qarkullimin e disa zyrtarëve të Kosovës në veri

Aktuale

KFOR: Janë të pabaza deklaratat se po e ndalojmë qarkullimin e disa zyrtarëve të Kosovës në veri

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Misioni i KFOR-it ka deklaruar se janë të pabaza disa deklarata në rrjete sociale në të cilat pretendohen se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri.

Në njoftimin e lëshuar thuhet KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat