Krasniqi: Sot festojmë forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë

Aktuale

Krasniqi: Sot festojmë forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:35
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, festojmë veçantinë, forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë.

Krasniqi tha se përveç rritjes së ndërgjegjësimit, kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit.

“Duke përhapur sa më shumë dashuri, mirësi dhe pozitivitet, le të punojmë së bashku për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen”, ka shkruar Krasniqi.

Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Incidenca e vlerësuar e sindromës Doën është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat