Gërvalla thotë se letra drejtuar Këshillit të Evropës është zotim serioz

Aktuale

Gërvalla thotë se letra drejtuar Këshillit të Evropës është zotim serioz

Më: 16 maj 2024 Në ora: 13:29
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, sot i është drejtuar Këshillit të Evropës me një letër ku theksohet zotimi i Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asocacionit të Komunave të Kosovës, të propozuar nga Friedrich Ebert Stiftung.

Lidhur me këtë ajo ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Gërvalla tha se ky është një zotim serioz dhe i sinqertë.

“Është ripërsëritje e ofertës së kryeministri Kurti dhënë në Ohër, Bruksel dhe javëve të fundit”, tha ajo, në konferencën për media.

Ajo tha Kosova që nga aplikimi për Këshilli të Evropës ka lobuar që të jetë pjesë e kësaj organizate të rëndësishme.

“Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetit dhe se shpreson se zotimi i Kosovës të përmbushet”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat