Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit

Aktuale

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit

Më: 30 maj 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Kryetari i Zveçanit, ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren e Komunës, Natasa Tomaniç.

Burimet e RTK-së kanë mësuar së për Tomaniç vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit që ështa mbajtur në orën 10:00.

Aty është votuar për shkarkimin e nënkryetares, ku 17 vota kanë qenë pro shkarkimit, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Shkarkimin e nënkryetares e ka konfirmuar për RTK-në edhe kryetari i Zveçanit Ilir Peci.

Ai ka thënë se vendimi është marrë sot në seancën e Kuvendit Komunal ku 17 asambleistë votuan pro shkarkimit të nënkryetares.

Sipas tij, nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat e saj në punë.

Përveç kësaj ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve serbë në komunë te Zveçanit, ku si rrjedhojë tre zyrtarë serbë kanë dhene dorëheqje ditëve të fundit.

Ndërsa si shkas i fundit për shkarkimin e saj ka qenë një marrëveshje që nënkryetarja ka bërë me një kompani italiane për një objekt që është në pronësi të komunës se Zveçanit.

Vendimi është duke u protokolluar dhe pastaj do t'i përcillet nënkryetares Natasha Tomaniç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat