Vuçiq takohet me O’Brien, flasin për Kosovën

Aktuale

Vuçiq takohet me O’Brien, flasin për Kosovën

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:38
Pamje nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar me ndihmës Sekretarin Amerikan, James O’Brien, përgjatë qëndrimit në Mal të Zi në kuadër të Samitit të Liderëve të Rajonit.

Vucic ka thënë se ka falënderuar diplomatin amerikan për përkrahjen në reformat dhe në rrugën drejt BE-së të të gjithë rajonit.

“Falënderova SHBA-në për mbështetjen e reformave dhe rrugës evropiane të të gjithë rajonit, e cila do të reflektohet në radhë të parë në mundësi të reja dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Vuçiq.

 Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiq ka thënë se ndonëse nuk janë pajtuar për shumicën e çështjeve që lidhen me Kosovën, Serbia vlerëson përfshirjen e SHBA-së kur bëhet fjalë për presionin për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, përfshirë Asociacionin.

“Edhe pse nuk u pajtuam për shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën, Serbia e vlerëson përfshirjen e SHBA-së kur është fjala për insistimin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog dhe para së gjithash formimin e Asociacioni”, ka shkruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat