“Të lutëm shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua…”, Andin Hoti publikon një letër emocionuese të shkruar nga Ukshin Hoti

Aktuale

“Të lutëm shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua…”, Andin Hoti publikon një letër emocionuese të shkruar nga Ukshin Hoti

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:47
Letra

Sot janë bërë 25 vjet nga zhdukja e intelektualit Ukshin Hoti.

Djali i tij Andin Hoti i cili njëherit është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka publikuar një letër me një mesazh të babit të tij të shkruar vite më parë.

“Të lutëm shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllezërve dhe të motrave, edhe prindërit. Përshëndeti të tjerët. U don vëllau Ukshini”, thuhet në letrën e Ukshin Hotit që i ishte dërguar dikujt prej familjarëve.

Ndërkaq Andin Hoti ka shkruar “një çerek shekulli në kërkim tëndin BABË”.

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Për aktivitetin e tij atdhetar ai ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Millosheviqit.

Për herë të fundit ishte arrestuar më 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burg.

Më 16 maj 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat