Shala: Të miratohet Projekt-rezoluta për Autoritetin e Konkurencës

Aktuale

Shala: Të miratohet Projekt-rezoluta për Autoritetin e Konkurencës

Më: 16 maj 2024 Në ora: 16:38
Ferat Shala

Komisioni për Mbiqkyrjen e Financave Publike ka kërkuar nga Kuvendi të miratoj Projekt-rezolutën për Autoritetin e konkurrencës, sipas disa rekomandimeve.

Ferat Shala nga PDK, në emër të Komisioni për Ekonomi tha se Autoriteti i konkurrencës

“Me datë 26 mars Komisioni miratoj Projekt-rezolutën dhe paraqet për miratim të Kuvendit në seancë Plenare sipas këtyre rekomandimeve: Autoriteti i konkurrencës të shtoj efikasitetin e trajtimit të rasteve në mënyrë që të mos ketë vonesa në marrjen e vendimeve përfundimtare, sepse nëse ka vonesa mund të humb efektin për përmbajtjen e konkurrencës”, tha Shala në Kuvend.

Poashtu, Shala tha se rekomandohet poshtu që Autoriteti i Konkurrencës të angazhohet në prioritizimin e tregjeve.

“Autoriteti i Konkurrencës të angazhohet në prioritizimin e tregjeve me rrisk për mundësinë e abuzimit të ndërmarrjeve me tregun dhe të vazhdoj monitorimin përkohësisht të hetojë tregjet deri në nxjerrjen e rezultateve të qarta përfundimtare.
Të inkurajohet dhe të nënshkruaj memorandume mirëkuptimi me institucionet e shtetit në funksion të avancimit të veprimeve dhe përmirësimin, dhe të përcjellë punën e këtyre memorandumeve”
, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat