Letra e Qeverisë në KiE, Osmani takohet me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves - Këto janë detajet

Aktuale

Letra e Qeverisë në KiE, Osmani takohet me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves - Këto janë detajet

Më: 16 maj 2024 Në ora: 17:09
Jeff Hovenier dhe Vjosa Osmani

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier, ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket letrës së dërguar nga Qeveria në Këshill të Evropës.

Presidenca ka thënë se letra e djeshme e Qeverisë e dërguar në Këshillin e Evropës, nuk është konsultuar e dakorduar me presidenten Osmani. 

Në deklaratën që ka lëshuar këshilltari për media në Presidencë thuhet se çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione. 

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën”, thuhet në deklaratën nga Presidenca. 

Në deklaratë thuhet tutje se presidentja Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të anëtarësimit, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat