Edhe Berat Rukiqi reagon për nisjen e hetimeve për tenderët sekretë

Aktuale

Edhe Berat Rukiqi reagon për nisjen e hetimeve për tenderët sekretë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 17:36
Berat Rukiqi

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguarpër nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale për tenderët sekretë.

Rukiqi ka thënë se zyrtarët e qeverisë janë të korruptuar në përmasa serioze.

Postimi:

– Të paaftë në qeverisje dhe të dëmshëm për të ardhen e vendit: Çmime të larta, varfëri në rritje, nën sanksione, asnjë projekt më rëndësi ekonomike, migrim masiv (173 qytetarë, të pashpresë, ikin nga Kosova çdo ditë, gjatë mandatit të kësaj Qeverie);

– Amatorë në diplomaci: Ilustrimi më i mirë është menaxhimi i procesit me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, përfshirë edhe letrën e fundit skandaloze, te Ministres Gervalla;

– Të korruptuar në përmasa swrioze sipas të gjitha raporteve kredibile ndërlombëtare, tani edhe zyrtatisht nën hetim nga Prokuroria Speciale për tenderët sekretë.

Kaq për bilancin qeverisës të Kryeministrit të dorëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat