Publikohet letra e Scholz, Macron dhe Melonit drejtuar qeverisë Kurti: Hapat e juaj për Asociacionin nuk mjaftojnë për anëtarësim në KiE

Aktuale

Publikohet letra e Scholz, Macron dhe Melonit drejtuar qeverisë Kurti: Hapat e juaj për Asociacionin nuk mjaftojnë për anëtarësim në KiE

Më: 16 maj 2024 Në ora: 17:58
Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Meloni

Hapat që ju propozuat nuk mjaftojnë…ndërsa propozimi juaj për draft të ri nuk është i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm aktualisht…rrezikoni realisht të mos anëtarësoheni në Këshillin e Evorpës pa përparim drejt Asociacionit.

Kështu i thuhet prerazi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tre shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian: Franca, Gjermania dhe Italia pas letrës së fundit të dërguar nga qeveria e Kosovës se do të draftojnë një statut të ri të Asociacionit si këmbim për futjen në agjendë të takimit ministerial të Këshillit të Evropës për pranim të Kosovës.

“Propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna”, i thanë tre liderët Kurtit.

Letra e plotë:

I nderuar kryeministër,

Faleminderit për letrën tuaj në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Asociacionin/Këshillin e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSMM).

Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim xhentëlmeni”. Është një model…

Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi.

Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna.

Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj.

Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat