Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar memorandum bashkëpunimi për sigurinë në rajon

Aktuale

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar memorandum bashkëpunimi për sigurinë në rajon

Më: 16 maj 2024 Në ora: 19:19
Ejup Maqedonci dhe ai Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, Leo Docherty.

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar memorandum për rritjen e bashkëpunimit për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë rajonale.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe ai Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, Leo Docherty.

Për këtë marrëveshja ka njoftuar ambasada e Britanisë në Kosovë.

“Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura Leo Docherty përshëndeti ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci në hapat e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar përpara nënshkrimit të një Memorandumi të Mirëkuptimit që pajtohet se si Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mund të rrisim bashkëpunimin tonë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë rajonale”, thuhet në njoftim.

Ministri Maqedonci po qëndron për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat