Çfarë fshihet pas lëvizjeve të Kurtit? Gazetarja: Ja negociatat e sekondave të fundit

Aktuale

Çfarë fshihet pas lëvizjeve të Kurtit? Gazetarja: Ja negociatat e sekondave të fundit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 22:34
Albin Kurti

Gazetarja Mirela Milori e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka komentuar takimin Rama-Kurti në samitin e mbajtur këtë të enjte në Malin e Zi, takim i cili ka bërë që edhe njëherë të diskutohet për marrëdhënien mes dy kryeministrave shqiptarë.

Milori tha se lëvizjet e fundit tregojnë nëse është Kosova në plan të parë pasi sipas saj Kurti ka negociuar në sekonda të fundit.

Ajo shtoi se reagimi i Osmanit tregon që ndërkombëtarët janë plotësisht kundër

“Lëvizjet e fundit tani na bëjnë të mendojmë se çfarë po ndodh me të dhe a është vërtetë Kosova në plan të parë, sepse po negocion në sekond të fundit, jo me agjenda të përputhura me ndërkombëtarët me të cilët kanë ecur deri më tani.

Reagimi i Osmanit tregon që ndërkombëtarët janë plotësisht kundër”, tha Milori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat