Hoxhaj: Nga mospranimi i Kosovës në KiE përfitojnë vetëm Rusia dhe Serbia

Aktuale

Hoxhaj: Nga mospranimi i Kosovës në KiE përfitojnë vetëm Rusia dhe Serbia

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:18
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxhaj është shprehur se sot, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.

“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.

Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat