Szijjarto zbulon si do të votojë Hungaria për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Szijjarto zbulon si do të votojë Hungaria për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:18
Peter Szijjarto

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shteti i tij nuk e voton anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Szijjarto, që foli para nisjes së takimit të Komintetit të Ministrave të 46 vendeve anëtare të KiE-së, që zhvillon punimet në Strasburg të Francës, theksoi se për qëndrimin e Budapestit zyrtar ka njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Kosovës.

“Ne kemi një qëndrim shumë të qartë, se ne nuk e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, dhe këtu ne kemi një qëndrim parimor për të cilin i kemi njoftuar miqtë tanë në Kosovë, po ashtu. Ky pozicion parimor është kështu. Ne do të donim të shihnim finalizimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe ne besojmë, po flas nga përvoja se sa herë Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, kjo ka qenë një prapakthim në dialog”, theksoi kryediplomati hungarez.

Mbyllja me sukses e bisedimeve Kosovë-Serbi, sipas Szijjartos, është “çelësi për hyrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

“Së pari dialogu duhet të jetë i suksesshëm pastaj Kosova duhet të aplikojë për anëtarësim. Ky është pozicioni jonë i përgjithshëm. Ndoshta ky nuk është qëndrim i shumicës por në një mënyrë fer ne kemi ndarë qëndrimet tona edhe me kosovarët”, shtoi Szijjarto

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat