Dështimi në KiE, Manxhuka: Ata që po zhurmojnë sot janë pjesë e problemit që na përcjell nga 2013

Aktuale

Dështimi në KiE, Manxhuka: Ata që po zhurmojnë sot janë pjesë e problemit që na përcjell nga 2013

Më: 17 maj 2024 Në ora: 18:13
Zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka, e ka quajtur të padrejtë që Komiteti i Minsitrave të Këshillit të Europës nuk e futi në agjendën e takimit të sotëm kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

“Sot u mor një vendim i padrejtë ndaj Kosovës, jo vetëm Qeverisë. Siç tha ministrja Gërvalla, nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Duke cituar kryeministrin Kurti, zëdhënësi i Vetëvendosjes tha se Serbia po kërkon diçka më shumë sesa propozimet e Kosovës për Asociacionin dhe më shumë sesa Marrëveshja Bazike. Ai ka kritikuar opozitën se problemi i sotëm është i trashëguar prej tyre.

“Propozimet tona për ta tejkaluar këtë ngërç siç ka thënë edhe Kryeministri janë përbrenda 3 shtyllave, pra përbrenda kushtetushmërisë dhe ligjeve aktuale. E Serbia kërkon diçka përtej tyre. Ajo po e kërkon 2013 dhe 2015, jo 2022 e as 2024. Ndërkaq, këta që po zhurmojnë sot, janë të fundit që do të mund të ofronin zgjidhje, meqë vetë janë pjesë e problemit që na përcjell nga viti 2013”.

Opozita sot ka kritikuar Qeverinë Kurti se ia humbi Kosovës një mundësi për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat