Bushati kritikon Këshillin e Evropës për mos anëtarësimin e Kosovës

Aktuale

Bushati kritikon Këshillin e Evropës për mos anëtarësimin e Kosovës

Më: 18 maj 2024 Në ora: 08:34
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosanëtarësimin e Kosovës.

Ai tha se Kosova nuk shpërblehet për reformat e shtetit ligjor.

“Një situatë klasike humbje-humbje. Kosova nuk shpërblehet për reformat e shtetit ligjor.

@PACE_News rekomandim për Kosovën për anëtarësim në @coe”, injoruar, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e procesit të anëtarësimit.

Më pak mekanizma mbrojtës për të drejtat e njeriut duke përfshirë pakicat në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat