Deputetja e Guxo zbulon a ka ndarje e krisje mes Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës

Aktuale

Deputetja e Guxo zbulon a ka ndarje e krisje mes Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës

Më: 18 maj 2024 Në ora: 09:07
Jeta Statovci dhe Vjosa Osmani

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, thotë se nuk duhet pritur askush të ketë krisje të raporteve politike mes Presidentes Osmani dhe shefes së diplomacisë, Donika Gërvallës, duke i quajtur ato si dy zonja që kanë ndërtuar bashkëpunim në bazë të vlerave.

‘’Nuk ka, as të mos pres dikush që do të ketë krisje të raporteve politike apo personale mes dy zonjave që për kohë të gjatë, kanë ndërtuar bashkëpunim reciprok mbi bazë vlerash e përkushtimi të palëkundur për të mirën e vendit. Presidentja Osmani dhe Ministrja Gërvalla i shërbejnë të njëjtës kauzë, në këtë rast janë duke bërë të pamundurën, secila në kuadër të përgjegjësive, që Kosova të bëhet pjesë e KiE’’, thotë ajo.

Statovci thotë se Presidentja Osmani vazhdimisht ka lobuar me intensitet të shtuar për Kosovën dhe se duket ditur presionet kohore edhe gjendja është jo e zakonshme.

‘’Siç e dini, Presidentja vazhdimisht ka lobuar me intensitet të shtuar, teksa presionet kohore, por edhe gjendja jo e zakonshme gjeopolitike në Evropë, po imponojnë zhvillime tepër të shpejta te të gjitha institucionet, përfshi Ministrinë e Jashtme, të cilës nuk duhet mohuar suksesi i madh në PACE, sukses ky i cili, po u respektuan parimet demokratike, do duhej të ishte çështje e kryer edhe në Komitetin e Ministrave’’ ,thotë deputetja e GUXO.

Ajo shprehë rezerva sa i përket komentimit të strategjive diplomatike të shtetit.

‘’Meqë jemi në prag të një çështjeje shumë me rëndësi siç është anëtarësimi i Kosovës KiE, unë dua të rezervohem nga komentimi i strategjive diplomatike të shtetit, dhe më shumë të fokusohemi te lobimi i të gjithë neve për të arritur qëllimit të përbashkët’’, përfundon Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat