​Qeveria kritikohet për dështim të politikës së jashtme

Aktuale

​Qeveria kritikohet për dështim të politikës së jashtme

Më: 18 maj 2024 Në ora: 09:14
Qeveria e Kosovës.

Mungesa e njohjeve të reja e mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare përfshirë Këshillin e Evropës, nga opozita vlerësohen si disa nga dështimet e qeverisë në politikën e jashtme. Pushteti ndërkaq thotë se Kosova në qevrisen e atnishme nuk ka dështuar në anëtarësim në organizata ndërkombëtare sikurse në qeveritë e mëparshme e as nuk ka regjistruar ndonjë çnjohje, duke thënë se puna për njohje të reja është duke vazhduar por që bindja e shteve mosnjohjese nuk është e lehtë.

Lista e shteteve që kanë njohur Kosovën vazhdon të mbetet ashtu siç ishte tri vjet më parë pa shtuar ndonjë njohje të re të pavarësisë.

Gjatë mandatit të qeverisë së tanishme, Kosova nuk është anëtarësuar as në ndonjë organizatë ndërkombëtare, ndonëse gjasat për anëtarësim në Këshill të Evropës ishin të mëdha.

Ish- zëvendësministri i Punëve të Jashtme nga radhët e LDK-së, Anton Berisha thotë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti ka dështuar në politikën e jashtme.

“Nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim dhe kemi humbur mundësinë e shkëlqyeshme të jemi anëtarë të KiE-së…Sepse kjo qeveri është e papërgjegjshme joserioze një kryeministër që s’ka agjendë shtetërore por personale qe karakterizohet prej naivitetit të tij politik deri tek dyshimi për një agjendë joevropiane”, tha ai.

Edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, thotë se pozita e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të keqe.

“Kosova në rrafshin ndërkombëtar është e keqe asnjëherë s’ka qenë më keq. Jemi nën sanksione, asnjë njohje në katër vite dhe së fundit nuk u pranuam në KiE.. si duket kemi mbjell farën e dyshim se nuk duam ta dëgjojmë bashkësinë ndërkombëtar. Faji është tek qeverisja jonë sepse s’po din të mbjell frymën e tolerancës në kuptimin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me miqtë ndërkombëtar”, tha Dreshaj për rtv21.

Kritikave për dështim në politikën e jashtme i përgjigjet partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti Arbër Rexhaj, tha se Kosova nuk ka dështuar në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sikurse qeveritë e mëparshme.

“Kosova anjëherë s’ka aplikuar për KiE pse se kanë bërë më parë ata këtë gjë një herë e kanë kanë bërë për Interpol dhe kanë dështuar keq… tash nëse thirren në këto dështime ne s’kemi dështuar kemi kaluar fazën e parë. Në kohën kur po flam për këta që kanë udhëheqë kemi pasur cnjohje të republikës në kohën tonë s’kemi çnjohje kur flasim për njohje kemi 5 shtete që se njohin dhe te cila janë gogja problematike… Kosova s’ka humbur asgjë siç ka ndodh në qeveritë e kaluara dhe në këtë kuptim neve si qeveri na intereson republika e Kosovës ne s’jemi deputetë as të BE-së as Francës e Greqisë… në këtë rrafshinë krejt intensiteti vëmendja është brenda Kosovës. Nuk e përjashtojë mundësinë për njohje të reja. Nëse flasim për njohje nga Afrika Azia ato janë të rendësishme por më të rendësishem janë njohjet nga 5 vendet anëtare te BE-së fokusi i qeverisë është këtu por nuk është lehtë”, tha Rexhaj.

Që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani Kosova është njohur nga 117 shtete. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat