Njëri nga të plagosurit e Pejës, në gjendje shumë të rëndë

Aktuale

Njëri nga të plagosurit e Pejës, në gjendje shumë të rëndë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 11:30
QKUK

Një plagoje e trefishtë ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, që të tre janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ku gjendja e tyre është e rëndë.

Rastin e bëri të ditur shefi i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.

“Njëri nga të plagosurit, 51-vjeçar, ka pasur intervenim të gjatë kohor, për shkak të lëndimeve serioze që ka marr. Lëndimet i ka në pjesën abdominale dhe në këmbën e majtë. Ai ka ardhur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të gjakderdhjes. Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ndërkaq edhe ndaj të plagosurit të dytë është bërë ndërhyrja kirurgjike, ndërsa për të plagosurin e tretë deri tani nuk ka qenë e nevojshme”, tha Uka.

Ndërkaq i dyshuari kryesor për kryerjen e kësaj vepre është ende në arrati, kurse një person tjetër që dyshohet se ka ndihmuar dorasin pas kryerjes së aktit, është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat