Haxhiu falënderon deputetët që votuan marrëveshjen me Danimarkën për burgjet

Aktuale

Haxhiu falënderon deputetët që votuan marrëveshjen me Danimarkën për burgjet

Më: 23 maj 2024 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që votuan marrëveshjen me Danimarkën për burgjet.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve dhe do të sjellë përfitime të ndërsjella.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, shkruan Haxhiu.

Ndryshe, sot deputetët të pozitës dhe opozitës votuan pro marrëveshjes me Danimarkën.

Marrëveshja u votua me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat