Osmani në takim me Hovenier, flasin për çështjen e sigurisë dhe destabilitetin e Serbisë

Aktuale

Osmani në takim me Hovenier, flasin për çështjen e sigurisë dhe destabilitetin e Serbisë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:45
Foto nga takimi

Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në njoftim thuhet se u diskutua për tema të ndryshme përfshirë edhe raportin Kosovë-Serbi.

Njoftimi:

”Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat