​Më shumë energji elektrike e prodhuar në mars

Aktuale

​Më shumë energji elektrike e prodhuar në mars

Më: 23 maj 2024 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot “Statistikat e Energjisë” për muajin mars 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Më shumë energji elektrike e prodhuar në mars 2024 sesa në mars 2023 nga të gjitha burimet i energjisë elektrike.

Gjatë muajit mars 2024 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 649.5 GWh ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte 448.58 GWh apo 4.25 % më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak .

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14.26%

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 729.09 mijë ton, 58.03% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak

Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në mars 2024 me mars 2023

MWH 03-2023 03-2024 3- 2024 / 3- 2023 % Prodhimi Bruto nga Termocentralet 539,646 564,483 4.60% Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet 38,302 24,932 -34.91% Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare 31,295 39,049 24.78% Importi 264,474 312,491 18.16% Eksporti 192,309 291,459 51.56% Energjia Elektrike bruto në Dispozicion 681,409 649,496 -4.68% Amvisnia 293,885 273,489 -6.94% Komercial 107,411 105,413 -1.86% Industri 46,206 45,849 -0.77% Ndriqimi publik & tjerat 3,314 3,620 9.24% Konsumatorët 220-110kv 8,405 10,297 22.51% Mihjet 9,274 9,913 6.89% Konsumi i energjisë Elektrike 468,495 448,581 -4.25%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat