Limaj kërkon konsensus për pikat kontestuese të demarkacionit

Aktuale

Limaj kërkon konsensus për pikat kontestuese të demarkacionit

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 00:30
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të heqë dorë nga arroganca dhe të reflektojë sa i përket versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Limaj ka thënë për “Epoka e re” se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të kthehet në pikën zero, në mënyrë që ekspertët, të cilët janë kundër këtij varianti të demarkacionit dhe ata që janë për, të ulen dhe t’i diskutojnë pikat kontestuese të këtij procesi.

Ai ka theksuar se riprocedimi në Kuvend i variantit të tanishëm të demarkacionit me Malin e Zi është riciklim i krizës së panevojshme në vend.

“Koalicioni qeverisës nuk i ka pasur votat për këtë çështje më 1 shtator. Ky variant i demarkacionit me Malin e Zi ka rënë. Qeveria tani duhet të reflektojë dhe të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat