Marrëveshje bashkëpunimi mes Policisë dhe Inspektoratit

Aktuale

Marrëveshje bashkëpunimi mes Policisë dhe Inspektoratit

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 15:49
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në Hajvali.

Sipas udhëheqësve të këtyre dy institucioneve të rëndësishme,  qëllimi i kësaj marrëveshjeje qëndron në ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë, për të siguruar efikasitet, efektivitet dhe ekonomizim të shërbimeve, duke kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Kjo marrëveshje pritet të rregullojë çështje me interes në fushën e mbështetjes teknike, harmonizimit të procedurave për ofrimin e mbështetjes teknike, nxjerrjen e planeve të përbashkëta të trajnimit dhe shfrytëzimin e qasjes në informata me interes për hetimet duke përfshirë në vete shumë fusha të bashkëpunimit si: ofrimin e mbështetjes teknike dhe profesionale policore për nevoja operative të IPK-së, shfrytëzimin e objekteve policore për nevoja operative të IPK-së, shfrytëzimin e hapësirave për vendosjen e kutive të ankesave etj”, thuhet në komunikatën dërguar nga IPK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat