Ky është Alban Ibraj, shqiptari nga Kosova i vrarë me 22 plumba në Malmo

Aktuale

Ky është Alban Ibraj, shqiptari nga Kosova i vrarë me 22 plumba në Malmo

Më: 4 janar 2017 Në ora: 14:09
Alban Ibraj

Policia në Malmo po hetojnë rastin pasi shqiptari nga Kosova i identifikuar Alban Ibraj është gjetur i vrarë në rrethin Fosie të qytetit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, sipas banorëve, të cilët thanë për policinë se kishin dëgjuar zërin e 22 të shtënave.

Lexo edhe këtë: Vritet i riu nga Kosova me 22 plumba në qendër të Malmos

“Ne kemi gjetur një person mashkull me plagë. Ai ishte i gjallë kur e gjetëm, mirëpo më pas vdiq në duart e oficerëve”, ka thënë zëdhënësi i policisë Frederik Bratt agjencisë së lajmeve TT.

Policia thonë se askush nuk u plagos tjetër në këtë sulm me armë, mirëpo gjithashtu thonë se ende nuk kanë kapur personin që kreu sulmin. 

U sjellim fotografitë e të ndjerit, Alban Ibraj, i vrarë në Malmo:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat