Thaçi reagon për sulmin fizik ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Aktuale

Thaçi reagon për sulmin fizik ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 16:35
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit fizik që i është bërë gjatë ditës së sotme bashkëshortes së ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Thaçi ka thënë përmes një statusi në Facebook se “ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë”.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë. Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat