Zogaj jep alarmin: Partitë politike të shantazhuara nga shërbime të huaja anti shqiptare - Bota Sot
Zogaj jep alarmin: Partitë politike të shantazhuara nga shërbime të huaja anti shqiptare

Aktuale

Zogaj jep alarmin: Partitë politike të shantazhuara nga shërbime të huaja anti shqiptare

H.Orana Nga H.Orana Më 13 shkurt 2018 Në ora: 20:08
Ilustrim

Përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, partitë tjera janë futur në një krizë, në këtë kohë kur priten të zgjidhen vendime të mëdha për vendin. Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj thotë se pos Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila është krijuar si nevojë shpirtërore e gjithë popullit shqiptar të Kosovës, në kohë dhe rrethana mbijetese kur qenia shqiptare ka qenë e rrezikuar për shkatërrim total, prandaj nevoja për mbijetesë ka nxjerrë në skenë këtë parti, e cila në fakt ka qenë lëvizje.

Image
Skender Zogaj

“Ndërsa partitë e mëvonshme variacione frymëzimesh demokratike për pluralizëm politik. E keqja ka ka ndodhur me partitë politike të pasluftës, të cilat janë sajuar për qëllime përfitimesh politike dhe pushtet. Këtë e vërteton 18 vjetori i lirisë dhe 10 vjetori i Pavarësisë së vendit, që po na gjen me një atmosferë krize të rëndë politike, e cila kërcënon shtetin dhe perspektivën kombëtare të Kosovës. Kjo sepse partitë politike kanë degjeneruar përtej çdo mase, sepse partitë politike janë antiparti, apo më saktë janë grupe interesash të ulëta e të dobëta të njerëzve dhe grupeve të caktuara me prejardhje nga bota e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e janë të shantazhuara edhe nga shërbime të huaja anti shqiptare, të nëpërmjet të këtyre parive politike janë duke e mbajtur të kapur shtetin. kam bindjen e thellë se këtu e kanë burimin edhe mosmarrëveshjet e shumta brenda partive, ku njerëzit e caktuar, duhet të kryejnë "detyrat" që i kanë marrë”, vlerëson Zogaj.

Sipas tij,  prandaj në të gjitha partitë po shfaqen kundërthënie të mëdha rivalitetesh të figurave më të rëndësishme dhe, është krijuar një destabilitet i skajshëm politik, aq sa, institucionet vitale të vendit nuk funksionojnë.

“VV dhe PDK-ja shquhen aktualisht për shqetësimet e brendshme, mirëpo, hiq më mirë nuk janë as partitë e tjera, asnjëra! LDK-s i ka bërë mirë dalja në opozitë që ia ka çel sytë për t'i mobilizuar radhët. Edhe NISMA e Fatmir Limajt po jep shenja të mira drejtë një riformatizimi, që mund të jetë i dobishëm. AAK-ja e ka shansin që të mobilizohet, por angazhimi i liderit Haradinaj në Qeveri është njëfarë handikapi. Pra, është një kohë gripoze me stërkeqjes të mëdha të partive politike, që do të kenë pasoja afatgjata”, vlerëson Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test