E thotë profesori i Parisit: Në vjeshtë qytetarët mund të udhëtojnë pa viza

Aktuale

E thotë profesori i Parisit: Në vjeshtë qytetarët mund të udhëtojnë pa viza

Hava Orana Nga Hava Orana Më 28 shkurt 2018 Në ora: 11:34
Valon Murtezaj

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Parisit, Valon Murtezaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se ratifikimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i marrëveshjes për demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, hap rrugën për të vendosur për lëvizjen pa pasur nevojë për vizë qytetarët e Republikës së Kosovës, në zonën Shëngen.

“Nuk është e mençur të parashikohet se kur saktësisht mund të ndodh kjo; por zakonisht duhen disa muaj kohë; një prognozë më reale do të ishte që në vjeshtën e 2018, qytetari i Kosovës me pasaportë biometrike do mund të lëvizte lirë pa nevojë për vizë në zonën Shëngen. Kjo do të ishte një satisfaksion për të gjithë, pasiqë qytetarët e Kosovës po vuajnë shumë nga izolimi dhe burokracia që lidhet me vizat”, vlerëson profesori Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat