Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar pas vrasjes së vëllezërve Maloku në Malishevë, duke i shprehur ngushëllime familjes, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, për asnjë çmim.
Postimi i plotë:
E dënoj vrasjen e mbrëmshme të vëllezërve Maloku në Plloqicë të Komunës së Malishevës. Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. HTH./BS/