“Thaçi thikë pas shpine Kosovës, do të hapet ‘Kutia e Pandorës’”

Aktuale

“Thaçi thikë pas shpine Kosovës, do të hapet ‘Kutia e Pandorës’”

Nga: D.RR Më: 28 korrik 2018 Në ora: 21:17
Hashim Thaçi

Në dialogun që po vazhdon të mbahet në periudha të caktuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe si temë kryesore që po dyshohet të jetë ndarja e territoreve të Kosovës, kanë shtyrë prof. dr. Binak Maxharraj që të shkruaj për këtë.

“Thaçi thikë pas shpine Kosovës”, shkruan Maxharraj, që sipas tij Thaçi nuk e ka shumë dert shtetin e tij dhe se në këtë dialog do të bëhen kompromise të dhimbshme, e njëra nga këto kompromise është edhe ndarja e Kosovës.

Postimi i plotë:

THAQI THIKË PAS SHPINE KOSOVËS?!

+Do hapet kutia e Pandorës+

U fol dhe çka nuk u fol, u tha dhe çka nuk u tha këto ditë nga Presidenti Hashim Thaçi i cili është zhytur thellë në lloq në dialogun me Serbinë se:

-është një dialog i vështirë, i zorshëm që as buajt nuk munden ta tërheqin, e ky i vetëm po dëshiron të tregohet më i fort se buajt e Drenicës,

-se në këtë dialog do të bëhen kompromise të dhembshme, e  njëra nga këto kompromise është edhe ndarja e Kosovës, për të cilën po flitet më së shumti këtyre ditëve, por nuk përjashtohet as dhënia e Autonomisë territoriale serbëve në veri.

Nëse veç ndonjëra prej këtyre ndodh, Hashim Thaçi ia fut thikën pas shpine Kosovës, për të cilën siç po duket nuk ka edhe fort dert për të, por, nëse ndonjëra nga këto ndodh kjo atëherë do të hapet Kutia e Pandorës dhe Ballkani do të shkoje në flakë, do të digjet e bëhet shkrum, sepse do të lëvizin kufijtë e Ballkanit:

-Shqiptarët e Maqedonisë do ta realizonin Iliriden brenda Maqedonisë, Lugina e Preshevës do të "ngritët në kryengritje" për t’iu bashkuar Kosovës, nuk do të rrinin rahat as Plava e Gucia deri në Ulqin të cilat do ta kërkonin fatin e tyre duke iu bashkuar Kosovës, etj.

-Me këtë do të fillonte Projekti i Madh për Bashkimin e të gjitha trojeve Shqiptare të cilat dikur me dhunë, me luftë e me tradhti Evropiane ishin nda dhe shpërnda në disa shtete. Ky do të ishte fillimi i Shqipërisë Etnike. Ëndrra e kamotshme e të gjithë atdhetarëve dhe të popullit Shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat