Abazi: Po na shitet toka nën dhe, njerëzit po dërgohen në beteja pa asnjë qëllim!

Aktuale

Abazi: Po na shitet toka nën dhe, njerëzit po dërgohen në beteja pa asnjë qëllim!

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:19
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi përmes një postimi në facebook, thekson se, duhet me paramendu ditën kur nuk është një president manipulant.

Ai shrkuan se, hallet nuk kryhen, por nuk është më ndjenja që dikush po e shet dheun nën tokë, dhe nuk do të dërgohen më njerëzit në beteja pa asnjë qëllim.

Ai tutje shprehet se, duhet me paramendu një ditë kur nuk është turp me qenë shqiptar, pa u vërsul askush me sulme se jeni nacionalist nëse ndjeheshm shqiptar.

Në shkrimin e tij, Abazi përmend disa gjëra për të cilat mund të ndodhin vetëm pasi të largohet presidentin i Kosovës, Hashim Thaci.

Ja postimi i plotë i tij:

Parmendojeni diten kur nuk keni nje manipulant per President.

Gazetare dhe qytetare, njerez qe e doni vendin dhe vehten dhe te ardhmen- jeta do te jete shume me e lehte kur nuk zgjoheni per cdo dite me pasigurine se cfare ka pjelllur mendja e nje njeriu qe ka ndertuar nej diktature kapilare per te perfituar me vartesit e tij.

Problemet nuk do te zgjidhen per nje dite, hallet nuk do te kryhen, por nuk keni me pase ndjenjen qe dikush po ju shet dheun nen toke, qe do t'ju dergoje njerezit ne beteja pa asnje qellim, se nuk po ju ofendon ekzistencen prej njeriu duke shperndare cdo dite nje te pavertet sikur qorrazi mos po ja qellon se cfare po behet. Nje palaqo qe nuk pranon urdherat e parlamentit te vendit por pretendon te jete pronar i vendit dhe lirise se tij. Kjo gje eshte e mudimshme, e padurueshme!

Paramendojeni nje dite kur do te kthehet shpresa per ty per vendin, kur jeni ju vehtja juaj dhe nuk jeni nje numer qe dikush te shftytezon si nje numer, parmendojeni qe nje dite do te ndjehesh krenar per ate kush je, qe himin yt ka ze, ka shkronja e nuk eshte belban, qe ti si njeri vlen dhe nuk je nje refugjat potencial.

Parmendojeni vendin tuaj duke folur per vehten e vet dhe jo nepermjet disa diplomateve pensionist qe kane mbetur rrugeve te vendeve te tyre.

Paramendojeni nje dite kur nuk eshte turp me mendu qe je Shqiptar pa tu versul me sulme nga te gjitha anet se je nacionalisr nese ndjehesh Shqiptar, sepse nje grup manipulantesh kane dhene pershtypjen qe eshte ne rregull te gjithe te tjeret te kene te drejten per te ushtruar identietin e tyre kombtar por ne duhet te transformohemi ne dicka tjeter per hater. E ai eshte qe zeri i cdo gjeje tjeter ne konstruktet sociale te jete me i rendesishem se sa ajo qe te ben te identifikohesh me gjuhen, kulturen dhe te kaluaren.

Paramendoje diten kur dikush jep pergjegjesine per ate qe ka bere, vjedhje, korrupcion, vrasje apo keqtrajtim i gruas, hapsires publike apo aseteve te shtetit apo edhe per aksidentin e komunikacioneve.

Paramedojeni diten kur shkon ne spital per tu sheruar e jo per te paguar harac per doktoret partiak.

Paramendojeni diten kur jeni i sigurt se cfare po konsumon femija juaj.

Te gjitha keto kane nje standard e ai eshte Presidenti manipulan, nje deshtak qe është i mbaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat