Gjykata Speciale hesht për dëshmitarët

Aktuale

Gjykata Speciale hesht për dëshmitarët

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:02
Gjykata Speciale

Zyrën e Prokurorit Special nuk jep detaje nëse kanë filluar hetimet për krime lufte.

Zyra e Prokurorit Special po vazhdon e heshtur të punojë rreth misionit për të cilin është themeluar.

Deri tash janë marrë në pyetje 7 mijë dëshmitarë për krimet e supozuara që kanë ndodhur në Kosovë mes viteve 99-2001.

Por asgjë nuk është publike.

Mbrojtja e dëshmitarëve është një prioritet i rëndësishëm për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Nnga kjo zyre, bëhet e ditur se në përputhje me prioritetin për të mbrojtur dëshmitarët nuk komentojnë e as konfirmojnë nëse kanë nisur hetimet për të ashtuquajturat krimet e luftës.

“Mbrojtja e dëshmitarëve është një prioritet i rëndësishëm për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në përputhje me këtë prioritet, ne nuk mund të komentojmë apo të konfirmojmë nëse çështje të veçanta janë nën hetim”.

Por ka të tillë që tash janë deklaruar publikisht, si ish-deputeti Gani Geci, dhe familjarë të Ahmet Krasniqit, që janë kontaktuar nga Drejtësia ndërkombëtare.

Gjykata Speciale është krijuar në vitin 2015, por deri tash nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Rastet e para që do të trajtohen, sipas paralajmërimeve, do të ndodhin në janar të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat