Prof. Dr. Binak Maxharraj ka vlerësuar se, deklarata e kryetarit të partisë kombëtare të Serbisë, Nenad Popoviç, se Serbia duhet ta ndërpresë dialogun me Kosovën pasi kjo e fundit formoi ushtrinë, është pozitive për Kosovën.
Maxharraj në postimin në Facebook, e ka quajtur brilante këtë ide të Popoviç dhe ka përmendur dy gjërat pozitive që vinë nga kjo deklaratë.
Postimi i plotë:
IDE BRILANTE E POPOVIÇIT.
Nenad popoviq Kryetar i Partisë kombetare te Serbisë,pas formimit te Ushtrisë se Kosovës ka thanë së:
"Serbia duhet qe ta nderpres dialogun,përkatesishtë bisedimet me Prishtinën nese nuk anulohet Vendimi i Parlamentit te Kosovës për formimin e ushtrisë".
Ide dhe propozim i mrekullueshëm i Popoviqit sepse me këtë Kosova do ti arrinte dy qellime të mira,
E para,
Më e rëndësishmja, do ta hiqnim qafe Hashim Thaçin i cili qe sa kohë na shurdhoi dhe e bani mjegull dhe tymnaj çshtjën e korigjimit te kufirit me Serbinë,te cilin as ai vetë se kishte të qartë së çka do te thotë kajo,por se edhe ai vetë do te rahatonte mendjen e tij e cila patë nisë me e lanë, dhe
E dyta,
Do te rahatoheshim edhe nga Aleksandër Vuçiqi i cili ndoshta ne qetesinë me të madhe do te mendonte se Kosovën nuk ka qare pa e pranu si te pavarur ne kufijte e sajë ndërkombtarish të të pranuar.