Kush është militanti i AAK-së që u shkarkua nga Haradinaj - Bota Sot
Kush është militanti i AAK-së që u shkarkua nga Haradinaj

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Kush është militanti i AAK-së që u shkarkua nga Haradinaj

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:16
Ramush Haradinaj dhe Musa Cena

Ish-zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, u ndalua për një muaj në paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me dyshimin  marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Pas këtij vendimi, Kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi se ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, gjë që e kishte premtuar edhe para shqiptimit të vendimit të gjykatës.

Musa Cena së bashku me Hazër Shehu dhe Nysret Shala që të tre nga Rahoveci, janë arrestuar gjatë ditës së shtunë, ndërsa tashmë janë në paraburgim për veprën penale marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Musa Cena u emërua si zëvendësministër në qeverinë Haradinaj në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, që gjithashtu u themelua gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, që udhëhiqet nga Rasim Demiri.

Musa Cena ishte anëtar i hershëm dhe pjesë drejtuese e AAK-së, anëtar i kryesisë së degës në Rahovec dhe shef i shtabit të AAK-së në tri palë zgjedhje.

Udhëheqes i degës së  Bankës Ekonomike të Kosovës në Rahovec dhe menaxher në disa kompani private si financier dhe kontabilist.

Cena udhëhoqi edhe me Drejtorinë për Ekonomi dhe Zhvillim  në Qeverinë Komunale në Rahovec, ku u angazhua edhe si koordinator kryesor për Planin Zhvillimor Komunal për Komunën e Rahovecit.

Ai studioi në Fakultetin e Bujqësisë në Novi Sad – Instituti për ekonomi.

Cena mori titullin Ekonomist Agrar në dhjetor të vitit 1986 në Institutin për Ekonomi dhe Financa, në sektorin e Bujqësisë.

Në vitin 2018-të, Musa Cena si zv.ministër deklaroi pasuri të paluajtshme prej 137 mijë euro, një shtëpi banimi, troje dhe tokë pune vreshtari.

Të hyrat vjetore personale Cena i deklaroi 18 mijë euro nga Republika e Kosovës dhe biznesi privat.  Të hyrat të tjera vjetore ishin nga fëmijët dhe bashkëshortja në vlerë mbi 10 mijë euro

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test