Kandiq: Njohja e së kaluarës është kusht për Serbinë nga BE

Aktuale

Kandiq: Njohja e së kaluarës është kusht për Serbinë nga BE

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:24
Natasa Kandic

“Kjo është vërejtje e madhe dhe qortim dhe pjesë e keqe e raportit të progresit për Serbinë drejt BE-së”, thotë humanistja serbe

Amendamenti në rezolitën e Parlamentit evropian për prgresin e Serbisë drejt BE-së thotë se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është kusht i patejkalueshëm për anëtarësim të plotë në BE dhe i rëndësishëm, sepse pa ekuivoke se mohimi i gjenocidit rrjedh nga përfaqësuesit më të lartë të popullit, ka vlerësuar aktivistja për të drejtat e njeriut Natasa Kandic.

Kandic për mediat serbe ka thënë se është me rëndësi të theksohet se Bashkimi Evropian nuk heq dorë nga insistimi për respektimin e normave ndërkombëtare të drejtësisë, e sidomos kur është fjala për gjenocidin në Srebrenicë, të cilin zyrtarët e Serbisë e mohojnë.

“Kjo është definuar qartë dhe është thënë se raporti është mjaft azhur, sepse ka të bëjë edhe me deklaratën e para do kohe të kryeministres serbe Ana Brnabic, e cila publikisht e ka mohuar gjenocidin. Pra, me raport është përfshirë edhe mohimi i fundit i gjenocidit nga zyrtarët serbë”, ka thënë Kandic.

“Kjo është vërejtje e madhe dhe qortim dhe pjesë e keqe e raportit të progresit për Serbinë drejt BE-së”, thotë Kandic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat