Kleriku boshnjak i shkruan letër Haradinajt, e lut ta heqë taksën - Bota Sot
Kleriku boshnjak i shkruan letër Haradinajt, e lut ta heqë taksën

Aktuale

Kleriku boshnjak i shkruan letër Haradinajt, e lut ta heqë taksën

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:32
Ceriq dhe Haradinaj

Mustafa Ceriq, një ndër klerikët muslimanë më me peshë në Ballkan, ish-kreu i Bashkisë Islame të Bosnjës nga viti 1993 e deri në vitin 2012, një figurë dhe me dimension politik, i ka përcjellë një letër të hapur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ku i ankohet për vendimin e tarifës 100% ndaj mallrave të importuara nga Bosnja.

Për Ceriq, nuk është e denjë të vësh shenjë barazimi mes dy vendeve. Vërtet Bosnja nuk e ka njohur Kosovën, por për Mustafa Ceriq, vetë boshnjakët e njohin atë.

“I nderuar Kryeministër Haradinaj, me përshëndetjen e bukur boshnjake të paqes dhe miqësisë për ju, qeverinë tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, pranoni shprehjen e respektit të çdo boshnjaku, të cilët njohin Republikën e pavarur të Kosovës” e nis letrën e tij Ceriq, ku shpreh keqardhjen se përse Bosnja, në terma shtetërorë nuk e njeh Kosovën.

“Boshnjakët e mirë janë të turpëruar për shkak të kësaj, por janë të pafuqishëm për të ndrequr turpin e tyre, sepse ata janë pengje të politikës serbe, e cila nuk heq dorë prej hegjemonisë së saj në Ballkan pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. E gjitha ka filluar në Kosovë, por çdo gjë është ende në vazhdim e sipër në Bosnjë dhe rreth Bosnjës.

Politika serbe jo vetëm që nuk e njeh vendimin e plotë të një gjykate ndërkombëtare mbi gjenocidin e kryera në Bosnje, por për këtë krim edhe krenohet publikisht duke i trajtuar kriminelët e luftës si heronj kombëtarë, si model për një brez të ri. Politika serbe në Bosnje, me mbështetjen e Beogradit nuk e kundërshton shtetin boshnjak vetëm në të drejtën për të njohur shtetin e pavarur të Kosovës, por sfidon dhe të drejtat e vetë boshnjakëve”, shprehet kleriku i njohur.

Sipas tij, Haradinaj duhet të shohë më thellë në vendimin e tij për ndëshkuar me taksë doganore edhe Bosnjën.

“Arsyeja që po ju shkruaj është vendimi juaj për të vendosur një detyrim 100% në produktet e importit nga Serbia dhe Bosnja. Ju, sigurisht, keni të drejtë për këtë vendim të njëanshëm. Dhe, më e rëndësishmja, ju keni fuqinë e shtetit për ta bërë atë pavarësisht nga Beogradi. Sepse Kosova nuk është pararoja e Serbisë. Për fat të keq, Bosnja nuk ka të drejtë njerëzore apo fuqi shtetërore për të njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, sepse nuk e lejon Beogradin. Sepse Bosnja është një shtet vasal i Serbisë, pavarësisht, ose për shkak të gjenocidit serb”, shprehet Mustafa Ceriq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...