Thirrja e fundit e Mimoza Kusarit për partitë politike

Aktuale

Thirrja e fundit e Mimoza Kusarit për partitë politike

Nga: A.M. Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:16
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se partia e saj mbështet përpjekjet për arritjen e koncenzusit nacional para fillimit të fazës së re të dialogut.

Po ashtu, ajo përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje partive në pushtet që të ulen së bashku me partitë opozitare, të caktojnë prioritetet nacionale dhe datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare për të arritur tek koncenzusi i kërkuar nga dy partitë kryesore opozitare, LDK dhe VV.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Pas mbledhjes së Kryesisë qendrore të Alternativës të mbajtur mbrëmë me 10 dhjetor dhe diskutimit të vazhduar sot, 11 dhjetor, Kryesia e Alternativës me shumicë votash miratoi këtë qëndrim të Partisë lidhur me procesin e Dialogut Kosovë - Serbi:

Alternativa konsideron se rrethanat e krijuara në raport me dialogun Kosovë – Serbi nuk kanë hapësirë avansimi në rast se nuk e kanë mbështetjen e partive politike shqiptare në Kuvendin e Kosovës.
Rrjedhimisht, mbështesim përpjekjet për arritjen e koncenzusit nacional para fillimit të fazës së re të dialogut.

Pa mbështetjen e partive politike kryesore opozitare në Kuvendin e Kosovës, dialogu ende pa ri-filluar mund të dështojë.
Alternativa ka mbështetur të gjitha përpjekjet për arritjen e këtij koncenzusi dhe ende mbesim prapa qendrimit se Kuvendi i Kosovës duhet të:
1. Miratojë rezolutën për mos cenim të kufinjëve të Kosovës
2. Miratojë platformën për bisedime
3. Miratojë ekipin negociator i cili do t’i pamundësonte Presidentit Thaçi vazhdimin e negaociatave për kufinjët e Kosovës.

I bëjmë thirrje partive në pushtet të ulen së bashku me partitë opozitare, të caktojnë prioritetet nacionale dhe datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare për të arritur tek koncenzusi i kërkuar nga dy partitë kryesore opozitare, LDK dhe VV.

Situata e krijuar në Kosovë, nuk duhet të i shërbejë askujt për shtyerje të interesave të politikës ditore, në të kundërten, duhet të jetë thirrje e fundit për arritjen e koncenzusit të brendshëm para arritjes së çfarëdo marrëveshje me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat