Lajmrohet Nasim Haradinaj: Tregon a mori ftesë nga Specialja, paraqitet me avokatin Tomë Gashi

Aktuale

Lajmrohet Nasim Haradinaj: Tregon a mori ftesë nga Specialja, paraqitet me avokatin Tomë Gashi

Nga: N.H Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:24
Tomë Gashi dhe Nasim Haradinaj

Gjykata Speciale ka ditë që ka nisur ftesat për ish-ushtarët e UÇK-së, që të paraqitën në Hagë, ku do të zhvillohen hetimet për të dyshuarit.

I pari person i ftuar ishte ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa Remi, ndërsa deri sot janë bërë publik plotë 5 emra, të gjithë ish-ushtarë.

Lidhur me ketë, ka reaguar edhe Nasim Haradinaj. Ky i fundit ka ironizuar me një shkrim në Facebook, me që rast edhe ka publikuar një fotografi më avokatin e njohur Tomë Gashi.

Haradinaj thotë se ka pyetur Gashin për emrin e tij në listën e Speciales. Ndërsa përgjigja është se nuk po mund ta gjejë.

“Tomë Gashi po thotë jam i zën në Hague me VIP-klienta dhe po më thotë se nuk po mund ma gjënë emrin në Hagë. Keq për Tomën mirë për mua”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat