Vuçiq: Kosova është ankthi ynë më i madh - Bota Sot
Vuçiq: Kosova është ankthi ynë më i madh

Aktuale

Vuçiq: Kosova është ankthi ynë më i madh

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 13:15
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shfaqur shumë i stresuar një ditë para zyrtarizmit të Ushtrisë së Kosovës.

Vuçiq nën siklet ka deklaruar se ishte detyrë e KFOR-it që ta shpërbëjë këtë ushtri.

“Kosova është ankthi ynë më i madh, sidomos pas lëvizjes së Prishtinës për formimin e ushtrisë, e cila nuk është e bazuar në ligj dhe në Rezolutën 1244. Detyrimi i KFOR-it është të shpërndajë ushtrinë. Por ata nuk do të bëjnë, dhe kjo do thotë se gjithçka ndryshoi pasi u deklaruan për pavarësinë”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje tha se kjo e kthen Serbinë ë një situatë shumë të vështirë, por që do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar serbët që të ruajnë paqen në Kosovë.
Ai përçoi edhe një mesazh për fund.

“Mos e poshtëroni Serbinë dhe popullin serb, sepse as populli serb, as Serbia nuk do t’ju lejojnë”, ka përfunduar Vuçiq.

Ndryshe Kosova që prej nesër do të ketë Ushtrinë e saj, me djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...