Trump premton intensifikimin e luftimeve kundër talebanëve - Bota Sot
Trump premton intensifikimin e luftimeve kundër talebanëve

Amerika

Trump premton intensifikimin e luftimeve kundër talebanëve

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 19:42
Donald dhe Melania Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot sërish se do të intensifikojë luftimet kundër talebanëve në Afganistan pas anulimit të shtunën të një takimi me përfaqësuesit e këtyre të fundit për të arritur një marrëveshje paqeje.

“Gjatë katër ditëve të fundit, ne kemi goditur armikun tonë më fuqishëm nga se kemi bërë ndonjëherë dhe kjo do të vazhdojë”, theksoi Trump gjatë një ceremonie në Pentagon, 18 vite pas atentateve të 11 shtatorit.

Duke përmendur atentatin në Kabul ku humbi jetën një ushtar amerikan dhe që e shtyu të anulojë takimin sekret të parashikuar, Trump vlerësoi se “talebanët dëshironin të tregonin forcën e tyre, por në të vërtetë treguan dobësinë e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...