Protesta masive nga amerikanët kundër sulmeve ndaj Iranit

Amerika

Protesta masive nga amerikanët kundër sulmeve ndaj Iranit

Më: 5 janar 2020 Në ora: 15:53
Protesta

Mijëra njerëz kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë dhe një hoteli të familjes Trump, si shenjë pakënaqësie për sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara që rezultoi me vrasjen e gjeneralit iranian.

Protestuesit me thirrje të ndryshme, u shprehën kundër edhe ndaj vendimit të SHBA-së që të angazhonte 3 mijë ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme për shkak të rritjes së tensioneve dhe kërcënimeve të Iranit kundër amerikanëve.

Gjenerali Qassem Soleimani, komandant i Gardës Revolucionare për legjionet e jashtme, u vra nga një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit.

Eliminimi i tij e ka futur Uashingtonin në territor të rrezikshëm në konfrontimin e kamotshëm me Iranin.

E një tjetër protestë është mbajtur në Los Angeles, por kjo ishte kundër luftës së mundshme mes SHBA-së dhe Iranit.

Kjo protestë u mbajt pas marshit në Irak si shenjë nderimi për vrasjen e Qassem Soleimanit.

Ndërkohë Gjenerali iranian u varros me një ceremoni masive në qytetin Ahvaz.

Pjesëmarrësit në funeral kanë bërë thirrje: “Vdekje e Amerikës”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke arsyetuar sulmin me dron ndaj gjeneralit, të premten ka deklaruar se Soleimani po planifikonte sulme ndaj diplomatëve amerikanë.

Ndërkohë, rivalët e tij demokratë, kanë thënë se veprimi i presidentit ishte i ashpër dhe rrezikon konflikt të ri në rajonin tashmë të tensionuar të Lindjes së Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat