Më shumë se 30,000 raste të koronavirusit në New York - Bota Sot
Më shumë se 30,000 raste të koronavirusit në New York

Amerika

Më shumë se 30,000 raste të koronavirusit në New York

Nga: E.B Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:57
Guvernatori Cuomo

Ka të paktën 30.811 raste të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë shtetin e New York, tha guvernatori Cuomo në një konferencë shtypi sot.

Të paktën 17,858 nga ato raste ndodhen në New York City.

Cuomo tha se 12% e atyre individëve që kanë testuar pozitivë janë të shtruar në spital, dhe 3% të rasteve pozitive janë në Kujdesin Internsiv Mjeksore.

Të paktën 285 njerëz në të gjithë shtetin që kishin testuar pozitivisht për koronavirus kanë vdekur, shtoi Cuomo.

Ai shtoi se 28% e të gjithë testimeve të koronavirusit në të gjithë vendin janë bërë nga shteti i New York - më shumë se çdo shtet tjetër, raportoi CNN, tranmsetoi Bota Sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat