Venezuelë/ Televizioni shtetëror publikon videon e komplotit për rrëzimin e Maduros

Amerika

Venezuelë/ Televizioni shtetëror publikon videon e komplotit për rrëzimin e Maduros

Më: 7 maj 2020 Në ora: 08:58
Nicolás Maduro

Televizioni shtetëror i Venezuelës ka treguar një video të një qytetari amerikan, i cili siç duket rrëfente se po përgatitej për komplotin e rrëzimit të presidentin Nicolás Maduro dhe për ta sjellë atë në SHBA.

Image

Luke Denman është një nga 13 personat e arrestuar gjatë fundjavës. Venezuela thotë se ata janë “mercenarë” të SHBA-së ku sulmi i armatosur i tyre dështoi.

Maduro shpesh ka akuzuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump se po përpiqej të pushtonte Venezuelën dhe ta rrëzonte atë. Në një prononcim për mediat në fillim të kësaj jave, presidenti Trump mohoi çdo përfshirje të SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat