"Fundoset” ministri, kapet nga kamerat duke goditur në të pasme gazetaren

Amerika

"Fundoset” ministri, kapet nga kamerat duke goditur në të pasme gazetaren

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 14:50
Alex Bozarjian

Një ministër i martuar ka goditur në të pasme një reportere në Gjeorgji, e cila raportonte ‘live’ në televizion. Mirëpo, ai është kapur nga kamera në momentin e incidentit dhe për pasojë e ka pësuar si mos më keq.

Thomas Callaway, 44 vjeç, u dënua me një vit provë dhe gjobitur me 1000 dollarë nga një gjykatës i Savannah nën akuzën e ngacmimin seksual.

Gjykatësi gjithashtu e urdhëroi atë të kryente 200 orë shërbim në komunitet. Callaway u arrestua në dhjetor pasi u kap nga kamerat duke goditur në të pasme Alex Bozarjian, 23 vjeç, ndërsa ajo po raportonte drejtpërdrejt për një garë në rrugën Savannah.

Callaway shfaqet i qeshur, teksa merrte pjesë në garë duke vrapuar. Për një moment ai shkon pas gazetares duke e goditur fort. Kjo tronditi reporteren, e cila qëndroi pa lëvizur për disa sekonda.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat