Amerikani dënohet me një vit burg për organizimin e dy ndejave në kohë pandemie

Amerika

Amerikani dënohet me një vit burg për organizimin e dy ndejave në kohë pandemie

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 19:14
Marshall Myers

Një burrë në shtetin amerikan të Marylandit është dënuar me një vit burg për organizimin e dy ndejave të mëdha në fillim të pandemisë.

Shawn Marshall Myers, 42-vjeçar, u shpall fajtor në dy akuza për mosrespektim të urdhrit të shtetit, i cili ndalonte mbledhjet e më shumë se 10 personave, raporton BBC.

Rreth 50 persona morën pjesë në ndejën e organizuar në shtëpinë e Myersit më 22 mars, e cila më vonë u shpërnda nga policia.

Një javë më vonë, policia mori një telefonatë rreth një ndeje tjetër të madhe, ku konstatoi se në të po merrnin pjesë më shumë se 50 persona.

Myers ka hedhur poshtë të dyja rastet, sipas zyrës së avokatit të shtetit. Ai po përballet gjithashtu edhe me tre vjet burgim me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat