Lajmi i mirë për Biden: Nuk ka rinumërim të votave në këtë shtet

Amerika

Lajmi i mirë për Biden: Nuk ka rinumërim të votave në këtë shtet

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 23:17
Joe Biden dhe Donald Trump

Nuk do të rinumërohen votat në Pensilvani, Biden mbetet fitues

Sekretarja e shtetit në Pensilvani ka thënë se nuk do të urdhërojë rinumërim votash në këtë shtet.

Sipas Kathy Boockvar, fitorja e Joe Biden është mjaft bindëse dhe nuk ka nevojë për një gjë të tillë, shkruan BBC.

Disa shtete amerikane kanë rregulla që nënkuptojnë rinumërim automatik të votave nëse fitorja e një kandidati është brenda një kufiri të caktuar – për shembull me më pak se 0.5%.

Për shembull në Gjeorgji aktualisht është duke u zhvilluar një rinumërim për këtë arsye.

Sipas të dhënave të BBC-së, Joe Biden është me 60 mijë vota në epërsi nga 99% të votave të numëruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat