E masakruan një grua, dalin detaje të reja nga vrasja në SHBA

Amerika

E masakruan një grua, dalin detaje të reja nga vrasja në SHBA

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 12:48
Cassidy Rainwater, James Phelps, 58, dhe Timothy Norton, 56

Detaje të reja kanë dal në pah nga një ngjarje tronditëse në SHBA, ku dy burra akuzohen për vrasjen e një gruaje të zhdukur në Misuri. Trupi i saj i copëtuar është gjetur në shtëpinë e një të dyshuari, sipas autoriteteve.

James Phelps, 58, dhe Timothy Norton, 56, janë burgosur që nga mesi i shtatorit pas akuzave se kishin rrëmbyer 33-vjeçaren Cassidy Rainwater. Dy burrat u arrestuan fillimisht kur autoritetet gjetën foto të gruas fatkeqe, e cila ishte pjesërisht e zhveshur në një kafaz brenda shtëpisë së Phelps.

Phelps u tha hetuesve se Rainwater, zhdukja e të cilit u raportua gushtin e kaluar, po qëndronte në shtëpinë e tij përkohësisht, por u largua dhe u nis për në Kolorado. Gruaja që raportoi zhdukjen e Rainwater i kishte thënë policisë se hera e fundit që e pa atë ishte me Phelps.

Studiuesit duke kontrolluar shtëpinë e tij, gjetën sende që ngjasonin me mbetje njerëzore – së bashku me një pajisje që përdoret zakonisht për kafshët dhe një kafaz. Testet e ADN-së më vonë zbuluan se mbetjet njerëzore i përkisnin Rainwater.

Sherifi Scott Rice tha se Norton ka mbajtur Rainwater  në kafaz ndërsa Phelps i vuri një qese plastike në kokë dhe e mbyti. Shtëpia e Phelps-it u shkatërrua nga zjarri më 4 tetor dhe hetimet arritën në përfundimin se bëhej fjalë për zjarrvënie, pasi u gjetën dy mjete ndezëse.

Phelps dhe Norton akuzohen gjithashtu për fshehjen e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat