I ndalen dritat “Empire State Building” për ta shënuar Orën e Tokës

Amerika

I ndalen dritat “Empire State Building” për ta shënuar Orën e Tokës

Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:09
Empire State Building

Empire State Building në New York, i ka fikur dritat në mbarë botën të shtunën mbrëma për “Orën e Tokës”.

Ndërtesa ikonë u errësua për ngjarjen një orëshe të organizuar nga Fondi Botëror i Kafshëve të Egra.

Kjo ngjarje organizohet çdo vit dhe mbahet në të shtunën e fundit të marsit, ku synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet e ndryshimeve klimatike.

E njëjta u organizua edhe në Koloseu të Romës, në “London Eye” dhe në Brandenburg të Berlinit.

Ndërsa, për herë të parë u shënua në Sidney të Australisë më 2007 dhe që atëherë përfshinë më shumë se 190 vende të botës, teksa edhe në Kosovë u bë thirrje që të ndalen dritat për një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat