Shqiptarët apo amerikanët? Ja kush i lë më shumë bakshish berberit shqiptar

Amerika

Shqiptarët apo amerikanët? Ja kush i lë më shumë bakshish berberit shqiptar

Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:53
Berberi shqiptar Florim Sadrija

Berberi shqiptar Florim Sadrija në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku foli rreth punës së tij.

Sadrija theksoi se shqiptarët lënë më shumë bakshish se amerikanët, ndërsa tregoi dhe se për çfarë flet me klientët e tij në jetën e përditshme.

Shqiptarët janë më shumë vesveseli. Amerikanët nuk e kanë problem. Një amerikan nuk flet nëse ja ke prerë flokët keq, por ama nuk të vjen kurrë më. Me klientët flasim për filmat, dhe për jetën e përditshme.

Të gjithë shqiptarët që janë në SHBA lënë bakshish, mos na lëntë Zoti pa shqiptarë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat