Honda Jazz një veturë “e prodhuar për pensionistët” – e bën jetën më të thjeshtë

Auto

Honda Jazz një veturë “e prodhuar për pensionistët” – e bën jetën më të thjeshtë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:21
Çmimi i saj sillet në afro 21 mijë euro.

Honda Jazz është veturë e prodhuar për pensionistët, për personat që duan veturë më të vogël, të sigurt dhe po ashtu të përballueshme, shkruan “The Sun”.

“Vetura ka ulëse komode, e sidomos në ulëset e prapme që të japin komoditetin sikur në kinema. Po ashtu është veturë shumë ekonomike”, thuhet nga “The Sun”.

Shpejtësia maksimale e veturës arrin deri në 170 kilometra në orë, motori i saj është 1.5 litra benzinë me dy motorë elektrikë, ndërsa arrin shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 9.5 sekonda.

Çmimi i saj sillet në afro 21 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat